Rama: Shkurtimet ne buxhet, masa dramatike per ekonomine
Albeu.com
Kryetari i PS-së Edi Rama i ka cilësuar shkurtimet në buxhet si një masë dramatike e cila do të sjelë një situatë të vështirë për punësimin dhe zhvillimin e vendit.
Në bashkëbisedimin e përjavshëm me gazetarët kreu i PS-së Rama theksoi se rishikimi i buxhetit është shumë i vonuar i cili konsiston në shkurtimin e shpenzimeve kapitale duke sjellë një situatë dramatike për punësimin dhe për zhvillimin ekonomik të vendit.

"Shkuritimi me 25 përqind i buxhetit është një masë dramtike që do të thotë që kompanitë do të humbasin vende të tjera pune dhe nuk do të hapen vende të reja pune si pasojë e politikës së qeverisë në sektorin e investimeve theksoi Rama duke shtuar se me shkurtimin e buxhetit sharrohet arsimi dhe shëndetësia.

Më tej shefi i opozitës ka theksuar edhe një herë se ekonomia shqiptare gjendet në krizë dhe sistemi finaciar gjendet në tregues të cilët e bëjnë të pabesueshëm.

Ndërkohë duke iu referuar aseteve të ushtrisë kreu i PS-së Rama ka theksuar se ky proces është përshkallëzimi i aferave korruptive të qeverisë duke theksuar se me këtë proces po tjetërsohen pronat publike.

"Ne e cilësojmë këtë një proces jo transparent dhe korruptiv dhe e cilësojmë kriminale dhe do t'i anulojmë që në fillimin e ardhjes sonë në qeveri" theksoi më tej Rama duke theksuar se PS-ja nuk do të lejojë që të tjetërsohet prona publike.

"Ne jemi të alarmuar për situatën e konomike duke theksuar se situata është më e vështirë nga çfarë opozita ka kostatuar. Shqipëria është në një krizë për të cilën ne jemi të alarmuar se do t'i duhet që çdo familjeje shqiptare të paguajë më shumë nesër" theksoi Rama.

Gjithashtu Rama theksoi se qeveria duhet t'i tregojë të vërtetën shqiptarëve për krizën ekonomike, ndërkohë që është më e qartë që ka vetëm dy shifra që rriten pasuria e pushtetit dhe gjobat e sipërmarrësve.
Shtuar më 16/07/2010, ora 14:56
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori