Rama shkrihet së qeshuri me Lulzim Bashën, i thotë artist
Po vazhdon me debate të ashpëra seanca e Kuvendit të Shqipërisë në të cilën po diskutohet buxheti i vitit 2018.

Replikat po vazhdojnë ndërmjet kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha.

Opozita e ka kritikuar Ramën se ka përfituar 400 milionë euro për impiantin e mbetjeve por kjo është kundërshtuar nga Rama.

Kryeministri Edi Rama deklaron se është gati të japë dorëheqjen nëse janë 400 milion për impiantet e përpunimit dhe të trajtimit të mbetjeve.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Bashës i cili ka llogaritur shifrat por ka gabuar dy herë në llogaritje duke shkaktuar të qeshura edhe te kryeministri Rama.

Si përfundim shifra sipas Bashës doli që të jetë 350 milionë euro.

Ndërkaq Rama e ka quajtur artist Lulzim Bashën./albeu.com/

Shtuar më 30/11/2017, ora 14:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori