Rama shkon në spital, i bën dhuratën e pakuptimtë polices së plagosur (VIDEO)
Mbrëmjen e sotme, kryeministri Edi Rama ka shkuar në Spitalin e Traumës nga ku ka publikuar një video ku shihet efektivja e plagosur, Ina Nuka.

Rama në postimin e tij shkruan se Ina është një vajzë fantastike që i përballon pasojat e krimit që u bë mbi të.

Mbi shtratin e të plagosurës, duket një dhuratë nga kryeministri, një Iphone X, dhuratë e cila duket pak e pakuptimtë sidomos tani që Ina duart i ka të dëmtuara.

“Ina është një vajzë fantastike, që i përballon me buzëqeshjen e njeriut superkurajoz pasojat e krimit brutal mbi të. Në Policinë e Shtetit ajo s’ka hyrë për të bërë një punë, po për një pasion të ushqyer me nota të larta në shkollë, e me stërvitje të përditshme në vijim.

Sapo i thashë se gjithçka po bëhet gati për një operacion të gjatë e të vështirë në Stamboll dhe do ta nisim nesër.

Më kërkoi t’i premtoj se kur të rimarrë kontrollin mbi duart, do të bëjmë një ndeshje. Patjetër Ina, të shkuara dhe krenar për ty“, shrkuan Rama. /albeu.com/
Shtuar më 22/11/2018, ora 23:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori