Rama shkarkon drejtorët "legena", por "kingun" e mban ende ministër
Nënkryetarja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, për para nisjes së mbledhjes së Kryesisë, ka treguar axhendën e takimit të sotëm duke njoftuar gjithashtu se janë shkarkuar disa drejtues lokalë duke mos bërë publik emrat.

Spiropali bëri me dije përballë medias se u është kërkuar të gjithë drejtuesve në rrethe të rrisin prezencën në territor, çështje kjo që do jetë pjesë e diskutimit.

Po ashtu konfirmoi se disa drejtues në rrethe janë shkarkuar, por tha se lista do të bëhet publike shumë shpejt.

Disa nga qytetet ku janw shkarkuar drejtuesit e PS

Cërrik
Selenicë
Delvinë
Memaliaj


Një ditë më parë Rama deklaroi se ishin "disa drejtorë legena ata që nuk i prishnin punë qeverisë duke mos shërbyer".

Rama e sheh paaftësinë dhe korrupsionin tek nivelet e ulta drejtuese në administratë, ndërkohë që në krah mban ministra të akuzuar si "mogulë" të korrupsionit.

Deklarata e Spiropalit

Vihet re një shkëputje nga disa territore, drejtuesve politikë u është kërkuar prezencën e tyre. Sidomos nga bashkitë që drejtohen nga opozita, ku vihet re një degradim i madh së pushtet lokal me qytetarët.

Ne s’kemi opozitë dhe nuk mund të presim lindjen e opozitës që të vendosim gishtin në plagët e qeverisjes lokale por edhe qendrore ky ka nevojë për ndërhyrje.

Është e rëndësishme që paralelisht punohet dhe më familjen tonë të madhe politike në territor.

Cilët janë kryetarët që janë shkarkuar?

Nuk e kam listën këtu, por natyrisht që do të bëhet publike.
Shtuar më 23/10/2018, ora 10:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori