E FUNDIT/ Sërish lëkundje tërmeti në Durrës
Rama "shiti" Valdrin Pjetrin, por demokratëve nuk iu del inati
Reagimi i fundit i Ramës mbi dokumentet e nxjerra nga PD sipas të cilave Valdrin Pjetri ka qenë i arrestuar dhe dënuar në Itali nuk i ka kënaqur drejtuesit e kësaj partie.

Gazmend Bardhi shkruan sëufundmi në Facebook se Rama nuk mund të shpëtojë nga ajo që ka bërë Pjetri vetëm duke "larë" duart me të, por duhet të mbajë përgjegjësinë e promovimit të tij dhe zjedhjes në krye të Bashkisë së Shkodrës.

"Heshti për 11 ditë dhe tani po përsërit filmin që kemi parë me Elvis Roshin, me Arben Ndokën, me Mark Frrokun, me Armando Prengën, me Artur Bushin, me shume edirama kriminelë të veshur me pushtet.

Valdrin Pjetrin e emëroi Edi Rama, nuk u bë vetë as drejtor hipoteke, as prefekt, as kandidat për Kryetar Bashkie", shkruan Bardhi duke theksuar se lojës me larje duarsh i ka ardhur fundi!

"Edi Rama është damkosur si kryeministri që promovoi krimin në parlament, qeveri dhe bashki", përfundoi ai.
Shtuar më 13/08/2019, ora 16:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori