Rama: Shijojeni këtë moment të bukur
Pëlqej
Edi Rama
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama tha se kjo ishte një ditë e paralajmëruar pasi vendimi ishte bërë i njohur. “Kjo ngjarje shumë e pritur e bën ditën e sotme të shënuar në historinë e të gjithë përpjekjeve të këtij vendi dhe të shqiptarëve për tu bërë pjesë e Evropës dhe për ta patur atë pjesë të jetës së tyre pa asnjë pengesë”, u shpreh Rama.

Sipas tij, Evropa është një ëndërr e vjetër shqiptare, një ëndërr për të cilën ky vend ka përshkuar rrugëtime me plot vështirësi dhe sakrifica, madje edhe viktima. “Sot kemi shembjen edhe dejure të murit të vizave për të gjithë qytetarët që deri dje e kishin të pamundur të kapërcenin pragun e evropës pa vizë. Është ora për tu gëzuar dhe ora për tu lënë mundësinë të gjithëve që ta shijojnë këtë moment të patrazuar nga asnjë polemikë dhe nga asnjë replikë”, u shpreh Rama. (albeu.com)
Shtuar më 08/11/2010, ora 13:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori