Rama: Shihini vetë se çfarë quanin dosje universitetesh delenxhinjtë e pushtetit (FOTO LAJM)

Pëlqej
Kryeministri Edi Rama ironizon deklaratat e PD-së për mbylljen e universiteteve, duke publikuar në rrjetin social “Facebook” disa fotografi që tregojnë gjendjen në të cilën qeveria e majtë i gjeti dosjet e universiteteve.

“Ja kush u qan hallin studentëve. Shihini vetë se çfarë quanin dosje universitetesh delenxhinjtë e pushtetit që rrënoi bashkë me krejt Shqipërinë edhe sistemin tonë arsimor dhe që sot dalin përditë në foltoren e SHQUP-it kundër shkuljes së piramidave në arsim! 300 ditë na u deshën të bëjmë kontrollin e munguar në 20 vjet dhe të sistemojmë gjithë dokumentacionin e shpartalluar nën pushtetin e viteve 2005-2013 që përkojnë me abuzimin më të madh me arsimin në historinë e shtetit shqiptar. ‪#‎Vaj medet PD‬”- shkruan Rama.
Shtuar më 12/08/2014, ora 22:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori