Rama shfajësohet për vizitën e nesërme në Vlorë
Pas deklaratave që erdhën nga ana e opozitës në lidhje me një anti-miting të organizuar në Vlorë nga kryeministri Edi Rama, vjen dhe kundërpërgjigja e këtij të fundit.

Sipas Ramës nesër do të ketë një takim dhe dialog mes tij e qytetarëve, jo miting.

Me ironi kryeministri është përgjigjur:

“Na qenkan shqetësuar andej nga Mavroboja për takimin e Vlorës nesër. Presion i madh për t’i sjellë njerëzit në miting thonë. S’është miting o mavri me bojë po dialogu qytetar #BashkiaQëDuam prandaj mos na bëni reklamë aman të keqen, se i thonë Vlorë dhe s’kemi ku ulim njerëzit”.


Shtuar më 15/02/2019, ora 17:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori