20-vjeçari amerikan rrëzohet në kanionet e Tepelenës, dërgohet me urgjencë në spital

Një i ri amerikan është rrëzuar në “Kanionet e Pesturës” në fshatin Progonat, Tepelenë.

Mësohet se 20-vjeçari është transportuar në spital pasi ka marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.

Nxerrja e tij u bë e mundur falë ndërhyrjes së shërbimet zjarrëfikes, shërbimet e spitalit dhe banorëve të zonës.

Njoftimi:

Në fshatin Progonat, Tepelenë, në vendin e quajtur “Kanionet e Pesturës”, është rrëzuar shtetasi amerikan W. L., 20 vjeç.

Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, shërbimet e spitalit dhe banorë të zonës, kanë bërë të mundur nxjerrjen 20-vjeçarit nga vendi ku ishte rrëzuar.

Shtetasi W. L. po transportohet në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, pasi ka marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të situatës./albeu.com