Rama sfidon opozitën: Jam i gatshëm të shkojmë në zgjedhje të parakohshme nëse...
Kryeministri Edi Rama po mban një fjalim në Sheshin ‘Nënë Tereza’, ku ka konfirmuar mbështetjen e tij për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, si dhe ka treguar ndryshimin që sipas tij ka pësuar vendi nën qeverisjen e tij.

Ndër të tjera Rama ka bërë edhe një sfidë të hapur për opozitën.

“Mos harroni se ka vetëm një rrugë, në fund të ditës vendos populli se kush e fiton dhe kush humbet betejën. Janë zgjedhjet e 30 qershorit që do vendosin se çfarë bashkish duam. Lulzim Bashës dhe atyre që e ndjekin pas i themi që na vjen keq. Premtuat se do jeni zëri i atyre në parlament. Por një ftesë e kam ende për ju. Jeni ju qe keni rrokatisur kokën shqiptare dhe ndërkombëtarëve për reformën zgjedhore dhe votimin elektronik. Hajdeni ta miratojmë. Pastaj ne e votojmë vetë në parlament. Nëse ju fitoni një bashki më shumë ju them se jemi gati për zgjedhje të parakohshme”- tha Rama. /albeu.com/
Shtuar më 23/03/2019, ora 13:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori