Kryeministri Edi
Rama zyrtarizoi kandidaturën e Safet
Gjicit për bashkinë e
Kukësit gjatë takimit të sotëm në qytetin verior.
Në këtë prezantim nuk munguan as batutat tipike të tij.
“Kandidanin për kryetar bashkie, nuk e solla unë, por e gjeta këtu dhe ja ku e keni (duke iu drejtuar
Gjicit). E gjetëm mes jush dhe e gjetëm kampion, ose pretendent për kampion… Po të paktën, nëse nuk fituat kampionatin, fitoni bashkinë. Pasi të bëni këtë, fitoni dhe kampionatin”, u shpreh
Rama.
Tashmë ajo që pritet të shiihet është se çdo të ndodhë me klubin e
Kukësit nëse Gjici fiton zgjedhjet.
Shtuar më 05/04/2019,
ora 16:15