2 super blerjet që pritet të mbërrijnë në Torino

Juventusi dhe tifozët e tij janë gati që të mirëpresin blerjet e reja javë e ardhshme. Ndonëse nuk ka ende një datë dhe asnjë njoftim nga klubi rekordmen në Itali, nga Argjentina nënvizojnë se Angel di Maria mund të jetë ai që do të zbarkojë edhe përpara Pol Pogbasë.

 

Juve, sorriso Di Maria: like alla nuova maglia sui social

34-vjeçari tashmë ka rënë dakord edhe për detajet e fundit me “Zonjën e Vjetër”, për një pagë prej 6 milionë eurosh neto, por edhe me një seri të rëndësishme bonusesh që mund ta dërgojë fitimin e argjentinasit deri në 8 apo 9 milionë euro në rast fitoreje të Ligës së Kampioneve.

Di Maria mësohet se i ka mbyllur pushimet e tij në Ibiza dhe tashmë duket çdo gjë gati për t’u prezantuar përpara “popullit” të tij të ardhshëm. Në të njëjtën kohë, Pol Pogba duhet të bëjë rikthimin e tij të bujshëm dhe të hedhë firmën e shumëpritur.

Paul Pogba To Rejoin Juventus From Manchester United On Free Transfer

Për francezin ka kohë që kontrata është përpiluar: 3 vite prej 8 milionë eurosh, por që me bonuset do të kapen lehtësisht 10 milionët rrogë. Aktualisht 29-vjeçari po vazhdon të qëndrojë në Majemi, ndonëse ka kohë që ka nisur stërvitjen e personalizuar, pasi kërkon që të jetë sa më në formë për atë që mund të jetë sezoni i rikthimit jo vetëm te Juventusi, por edhe i vetë lojtarit në nivelet që të gjithë e panë në Torino, në aventurën e parë (2012-2016).


Shtuar 2.07.2022 18:37

Tags: