Rama: Seanca për Kosovën propagandë anti-opozitare
Kreu i PS-së Edi Rama akuzoi sot kryeministri Berisha se përdori seancën solemne të kuvendit për 5-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, për të sulmuar qartazi opozitën në funksion të përfitimeve elektorale.

Në një deklarate për mediat, Rama u shpreh se për ca vota më shumë kryeministri tregoi se është i gatshëm të hedhë në erë edhe bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e mira me partnerin tonë kryesor, SHBA-në.


Kryeministri mbajti sot një gjoja seancë te posacme per Kosoven dhe nje sulm i ftohte ndaj PS nga ana tjeter. As seanca jubilare nuk u realizua kurre dhe as PS nuk u lajmerua ndonjehere. 5 vjetori kerkonte nje seancë jubilare të mirëfilltë, me përgatitje të duhura dhe në kohën e duhur, kjo nuk ndodhi dhe s’mund të ndodhë pasi Kosova dhe kombi i ndarë në 5 shtete , sic thuhet shpesh, është thjesht një qëllim mirëfilli elektoral. Këta janë dashnorët e mëdhenj të shqiptarisë, këta janë ata që me shqiptarët e Kosovës luajnë luftash për bashkim” tha Rama. /albeu.com/



Shtuar më 15/02/2013, ora 16:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori