Rama se heq nga goja Zahon: Kam një çun të vogël, do ta njohësh se jemi komshinj
Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama ka shkuar për të vizituar familjen Greku, e cila humbi 3 persona në tragjedinë e 26 nëntorit.

Gjatë vizitës në shtëpinë e re, ku është strehuar familja Greku, Rama ka bisduar me vajzën e vogël të familjes.

PJESË NGA BISEDA:

Rama: Qenke shumë e mirë

Vajza: Gocë mo

Rama: Aaaa mke dal aty ku dua. Kam edhe unë një çun të vogël ashtu kështu si ti

Vajza: Kaq të vogël?

Rama: Kam edhe një gocë po e kam të madhe, kam edhe një çun të madh. Do të prezantoj ndonjë ditë me Zahon se jemi dhe komshinj
Vajza: Edhe unë të vij sa herë të dua

Rama: Po hajde loz me Zahon. Do na prezantosh ndonjë ditë me Elsën dhe Anën. Se ai çuni im merret me Spidermanat me këto forcat e errëta.

Shtuar më 10/12/2019, ora 19:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori