Rama s'e harron Fatos Nanon, i jep djalit të tij postin e rëndësishëm
Pëlqej
Sokol Nano është emëruar Drejtor Ekzekutiv i Agjensisë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA).

Sokol Nano është djali i ish-kryeministrit Fatos Nano, dhe si duket Rama ruan ende raportet e mira me paraardhësin e tij.

Sokol Nano njihet si pronar i një prej club-eve me famë në kryeqytet është emëruar drejtor ekzekutiv i Agjencisë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve, (AIDA) shkruan newsbomb.

Më herët, këtë post të rëndësishëm e ka mbajtur Brisida Shehaj e cila tanimë është emëruar në krye të agjencisë së Task-Forcës së Bregdetit. /albeu.com/




Shtuar më 19/04/2018, ora 16:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori