Gazetari rus i kërkon falje për luftën në Ukrainë koleges së tij (VIDEO)

Redaktori i një faqeje lajmesh ruse u kërkoi falje kolegëve të tij ukrainas për luftën, kur u shfaq përballë një gazetareje ukrainase në BBC.

Ivan Kolpakov duhet të drejtojë faqen e tij të pavarur të lajmeve, Meduza, nga jashtë vendit.

Olga Malchevska nga BBC Ukraina, e cila gjithashtu u shfaq në emision, ndodhej në Londër. Të premten, shtëpia e saj në Kiev u godit nga një sulm. Familja e saj tani më është e sigurt.

“Dua të kërkoj falje për kolegët e mi ukrainas”, tha Kolpakov. “Më vjen vërtet keq që nuk i ndaluam dot autoritetet ruse ta bëjnë këtë”, shtoi ai.


Shtuar 3.03.2022 22:48