Rama: Rruga drejtë universitetit nuk kalon nga pika e basteve, por nga biblioteka
Kryeministri Rama siguroi sot maturantët aplikues për në universitet se nuk do të privohen nga studimet e mëtejshme. Sistemi ri mundëson përzgjedhjen sipas meritës, ku në raundin e parë, më të mirët zgjedhin dhe në raundin e dytë do të bëhet plotësimi i vendeve që do të lirohen, pasi këta të kenë bërë zgjedhjen e tyre për degën e studimit.

Duke folur nga Dibra, kryeministri solli rastin e një maturanteje nga Dibra, e cila është në mesin e 55 fituesve në raundin e parë nga Dibra, ndër 407 maturantë që kanë aplikuar. Ajo ka fituar në 8 degë, ndërkohë që do të zgjedhë vetëm 1 dhe 7 degët e tjera ku ajo është shpallur gjithashtu fituese, do të plotësohen nga të tjerë maturantë.

“Dua të falenderoj këtu një vajzë që e zgjodha ndër 55 fitues të raundit të parë të hyrjes në universitet, të cilat janë të gjithë nga Dibra. Ajo është Jonida Spahiu. Ka fituar në 8 degë dhe vetëm nga Dibra janë 16 vajza dhe djem që janë fitues tani, në Fakultetin Juridik.

55 në raundin e parë, sepse ata ishin tek më të mirët e Shqipërisë. Janë 407 që kanë aplikuar. Jonida ka fituar 8 degë, por do shkojë vetëm tek njëra.

Shtatë dege të tjera, ajo do t’ua lirojë vendin, atyre që vijnë më pas dhe nga ata 407 maturantë që duan të hyjnë në universitet, pjesa dërrmuese do të jene në universitet.

Ne vumë mesataren, sepse PD, kriterin e kishte sa më shumë ngelës me diplomë, aq më shumë vota për PD-në. Kurse kriteri ynë është sa më shumë mbështetje për më të mirët, aq më e mirë është Shqipëria nesër; sa më shumë njerëz të diplomuar sipas meritës, aq më e mirë administrata nesër; sa më shumë vajza dhe djem, bashkë me prindërit e tyre, të shpërblyer me te drejte për mundin, sakrificat, investimin e tyre, aq më shumë, nesër, vajza dhe djem, që do ta kuptojnë se rruga drejtë universitetit nuk kalon nga pika e basteve, por kalon nga biblioteka”. /albeu.com/ ​
Shtuar më 09/09/2016, ora 16:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori