Basha: Rrëzimi i Ramës është fitore e shqiptarëve
Kryetari i Partisë Demokratike ka dhënë një mesazh të qartë për Ramën dhe qeverinë e tij nga Shkodra.

Basha u tregua edhe njëherë i vendosur duke thënë se zgjedhje pas Opozitën më 30 qershor nuk do të ketë dhe se opozita është më e vendosur se kurrë për ti kthyer vendin rrugën drejt Evropës.

“Mendoj që mesazhet që kemi dhënë sot me rastin e një ngjarje kaq të rëndësxihme janë shumë aktuale.

Për të ndaluar një tjetër tirani të krimit ia vlen çdo sakrificë, çdo çmim.

Unë, Partia Demokratike dhe opozita dhe qytetarët e bashkuar do të jemi më të vendosur se kurrë për të ndaluar një tjetër tirani, një tjetër monizëm, por kësaj radhe të veshur me krim, korrupsion dhe oligarki babëzitëse që ka shkatërruar vendin dhe mbyllur dyert e Evropës.

Kjo është një betejë për jetë a vdekje dhe fundi i kësaj beteje është tashmë i përcaktuar, është fundi i atyre që duan të rikthejnë tiraninë dhe fitorja e të gjithë shqiptarëve, e popullit të bashkuar’, tha Basha
Shtuar më 20/05/2019, ora 21:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori