Rama:Terrorizmi kërcënim për botën, ne përkrah aleatëve
Pëlqej
Për kryeministrin Rama, terrorizmi paraqet rrezik për tërë botën e ndërsa ne do të bëjmë gjithçka mundemi përkrah aleatëve. Në fjalën e mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë, ai informoi deputetët në lidhje me samitin e NATO-s të zhvilluar pak ditë më parë në Uells.

Rama tha se: “Rreziku nga terrorizmi dhe ekstremizmi paraqet një sfidë të re dhe kërcënim të ri e serioz jo vetëm për Sirinë, Irakun dhe vendet e prekura, por për rajonin dhe vendet e NATO-s.

Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi përkrah aleatëve”. Në flalën e tij ai citoi se Samiti i NATO-s i dënon me forcë sulmet shtazarake që drejtohen kundër të gjithë popujve.

“Shqipëria pati një kontribut të rëndësishëm në analizën e rrezikshmërisë nga këto organizata. Sidomos përfshirja e shqiptarëve brenda rajonit të bashkuar, konsiderohet i rrezikshëm. Mercenarët terroristë do të përpiqen të gjejnë strehë në kthim në vendet e origjinës, duke sjellë andej barbaritë e demonstruara përditë në Siri dhe Irak”.

Sipas tij, Shqipëria ka shprehur qëndrimin për vijimin konseguent në NATO dhe BE, si rrugën e vetme drejt paqes. Ai shtoi se në Uells, delagacioni shqiptar ka bërë një thirrje të përsëritur ndaj të gjitha vendeve anëtare të NATO-s për vendet që nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë këtë, sepse vetëm përmbyllja e procesit të njohjes dhe integrimi i saj në proceset euroatlantike do të bëjnë të mundur realizimin e objektivave të NATO-s në këtë vend kyç.

“Deklarata e Uellsit është një dokument voluminoz me 113 pika, që deputetët e këtij Kuvendi, anëtarë të Komisionit të Sigurisë duhet ta shohin në detaje.

Prej Kuvendit të Shqipërisë kërkohet një studim dhe vlerësim i thellë dhe përpjekje e koordinuar kombëtare për të plotësuar të gjitha detyrimet tona përballë Aleancës me vetëdijen se bota ka ndryshuar.

Shpenzimet për sigurinë nuk janë shpenzime, por investimi më serioz për të ardhmen dhe për të mos lejuar cenimin e botës ku ne jetojmë dhe kemi fatin të jetojmë”, tha më tej ai. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2014, ora 11:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori