Rama rimobilon ambientet e brendshme të Kryeministrisë
Salla e Kryeministrisë ku do të zhillohen mbledhjet e kabinetit Rama do të ndryshojë. Mësohet se çdo element i sallës së katit të dytë të godinës së Kryeministrisë është duke u ndryshuar. Tavolina e mbledhjes, e përbërë nga dy pjesë, pritet të zgjatet nga të dyja anët për shkak se numri i ministrave të qeverisë “Rama” është më i madh se kabineti paraardhës. Tavolina e ministrave nuk do të jetë më ajo ngjyrë druri, por një ngjyrë ulliri e errët.

Sipas gazetës Panorama, ndryshime do të pësojnë edhe dritaret, të cilat janë lyer nga jashtë në ngjyrë të errët, si dhe perdet, të cilat nuk do të jenë më jeshile. Një tjetër ndryshim është parketi i drurit i shtruar në ambientin e mbledhjes së qeverisë, i cili ka qenë i arreduar që në kohën kur Ekzekutivin e drejtonte Fatos Nano.

Mësohet se parketi nuk do të jetë më dhe në vend të tij do të shtrohet një tapet i ri, i cili do të kombinohet me ngjyrën e tavolinës si dhe të letrës së murit.
Shtuar më 13/09/2013, ora 10:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori