Rama rikthen Skandalin CEZ dhe kërcënon hapur Ilir Metën
Nuk ishte aspak e rastësishme konferenca e beftë për shtyp e kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, njëkohësisht edhe drejtuesit të Komisionit Hetimor për Çështjen CEZ, Taulant Balla.

Ai riktheu në vëmendje Skandalin CEZ, ku shtetit shqiptar i janë vjedhur qindra milionë euro përmes akrobacive korruptive të lejuara nga maxhoranca e shkuar dhe ajo aktuale.

Balla doli në konferencë për shtyp për çështjen në fjalë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për t'a kthyer atë sërish për hetim duke rihapur letrat nga fillimi.

Skandali CEZ shpërtheu një vit e gjysmë më parë në kulmin e përplasjes PS-LSI dhe u përfol si një goditje e fortë që socialistët po i bënin aleatit mistrec të tyre në maxhorancës, Ilir Metës, nisur edhe nga personazhet e përfshirë në të, siç është biznesmeni Ismailaj që ndodhet tani në burg.

Balla e rikthen çështjen në fjalë tani që ka shpërthyer debati në Kuvend për Prokurorin e Përgjithshëm, ku LSI është një ndër kundërshtarët e fortë të zgjedhjes së një kryeprokurori të përkohshëm, ashtu siç duan të bëjnë socialistët.

Në fakt, nëse ktheheni në gjenezën e këtij skandali dhe personave të përfshirë në të, duket qartë se shënjestra e këtij paralajmërimi nuk është aspak LSI, por pikërisht Ilir Meta.

Wshtë vërtetuar tashmë se sa herë PS nuk i ka mirë punët me partinë e Metës hedh në qarkullim "asin nën mëngë", pikërisht Skandalin CEZ. /albeu.com/
Shtuar më 15/12/2017, ora 14:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori