Rama rikthen në qeveri burrin e ish-gruas
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ndryshime të mëdha në qeveri gjatë ditës së sotme duke larguar tetë ministra, të cilët u zëvendësuan nga emra të rinj, kryesisht besnikë të tij.

Mes tyre spikat edhe Bledi Ccuçi, i cili do të jetë ministër i Bujqësisë në vend të Niko Peleshit.

Ccuçi është bashkëshorti i ish-bashkëshortes së Edi Ramës, Delina Fico.

Këtë fakt çiftet e kanë tejkaluar tashmë dhe duket se kanë raporte shumë të mira me njeri-tjetrin.

Ditmir Bushati do të zëvendësohet nga Gent Caka

Arben Ahmetaj do të zëvendësohet nga Anila Denaj

Lindita Nikolla do të zëvendësohet nga Besa Shahini

Damian Gjiknuri do të zëvendësohet nga Belinda Balluku, drejtoresha aktuale e Albcontrollit

Niko Peleshi do të zëvendësohet nga Blendi Cuci.

Mirela Kumbaro të zëvendësohet nga Elva Margariti

Sonila Qato do të zëvendësohet nga Eduard Shalsi

Elisa Spiropali ministre për marrëdhënien me parlamentin

Erion Braçe do të jetë zëvendëskryeministri i ri i qeverisë

Ndërkohë që Blendi Klosit i është dhënë afat deri në qershor për të sjellë një rezultat pozitiv në qarkun e Beratit, në të kundërt do e presë i njëjti fat.
Shtuar më 28/12/2018, ora 14:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori