Rama: Reforma duhet ti japë fund deformimeve në zgjedhje
Edi Rama
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në një interviste dhënë për Radio Evropa e Lirë ka deklaruar se reforma zgjedhore duhet ti japë fund deformimeve të zgjedhjeve të cilat sipas tij ishin konstatuar edhe nga ndërkombëtarët.

"Reforma elektorale është prioriteti i prioriteteve ndër 12 prioritetet / rekomandimet që Bashkimi Evropian ka vendosur për Shqipërinë, sepse pa zgjedhje të lira dhe të ndershme, është e kotë që të pretendojmë të bashkohemi me familjen evropiane me të drejta të plota" është shprehur Rama duke nënvizuar se Shqipëria duhet të përmbyllë kapitullin e zgjedhjeve të deformuara, e të kontestuara dhe të hapë një kapitull të ri.

Rama ka vlerësuar edhe bashkëpunimin mes opozitës dhe maxhorancës. /albeu.com/

Shtuar më 05/04/2012, ora 17:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori