Protesta masive para Kryeministrisë, reagon sërish Rama
Teksa protesta vazhdon para Kryeministrisë, Rama ka gjetur mënyrën për të injoruar studentët e vërtetë duke u marrë me ata të politizuar.

Ai ka bërë një postim në Instagram, ku shkruan:

Sharrat e Doktorreshës dhe britmat në gjumë të Artistit, e gjymtuan si s’ka më keq protestën tuaj! Por unë dhe ju që s’jeni më aty, jo vetëm që s’do t’i lemë pa adresuar ato 8 pika, po do të bëjmë shumë më shumë se aq SE BASHKU

Ditët po na ikin shpejt e festat po vijnë, prandaj mos rrini po dukuni dhe t’ia nisim punës me #Dialog#Bashkëpunim #Këmbëngulje për Universitetin /albeu.com/
Shtuar më 17/12/2018, ora 11:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori