Rama reagon për grabitjen e 3.2 mln dollar: Policia e Shtetit nuk ka gisht
Si çdo të dielë kryeministri Edi Rama po zhvillon “Komunikimin Javor” ku kryefjala e kësaj jave është dhe grabitja e bujshme e 3.2 miln dollarë nga blindi i një banke të nivelit të dytë.

Gjatë fjalës së tij Rama shprehet se Policia e Shtetit jo vetëm se nuk ka gisht në këtë ngjarje por përkundrazi ka zbardhur çdo grabitje.

Kryeministri rikujton se në qeverisjen e kaluar ndodhën 32 grabitje bankas.

“Kanë ndodhur disa grabitje të kësaj natyre vitet e fundit. Nuk është një fenomen i ri. Në qeverisjen e kaluar bankat janë grabitur 32 herë.

Grabitjet kanë qenë të organizuara me një ndihmë nga brenda këtyre institucioneve. Suksesi i grabitjeve edhe nga sistemi mizerabël i sigurisë.

Policia e Shtetit ka zbardhur plotësisht qoftë rastin e bujshëm të Rinasit, qoftë të bankës në qendër të Tiranës. Janë arrestuar disa autorë dhe disa të tjerë në kërkim. Policia e Shtetit jo vetëm që nuk ka gisht në grabitjen e bankave, por ka kërkuar nga bankat marrjen e masave për sigurimin e zinxhirit të brendshëm të tyre. Në rastin e fundit vonese në lajmërimin e policisë”, tha Rama.

Ju jeni dëshmitarë se qysh nga dita e parë e qeverisjes nuk janë mbushur një ditë e vetme pa sulmuar policinë dhe ministrin e Brendshëm si dhe për të baltosur atë. Nuk ka mbetur akuzë pa u përsëritur për këtë qeveri që mund të ketë bërë gabime, por ne po përpiqemi të bëjmë shtet.

Policia nuk është rastësisht institucioni më i besuar dhe jo rastësisht më i sulmuari. Nuk do ndalim rrugën e reformave. Do provojmë se mbështetja që i japin qytetarët policisë nuk do të shkojë kot"-tha Rama./albeu.com/

Shtuar më 12/02/2017, ora 17:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori