Pas përballjes në “Festivalin e Këngës”, Ronela Hajati dhe Alban Ramosaj përfundojnë në “Shihemi në Gjyq”?

Rivaliteti i madh që ekzistoi mes këngës së Alban Ramosajt (Theje) dhe Ronela Hajatit (Sekret) në “Festivalin e Këngës” u duk se ndikoi në marrëdhënien e tyre.

Së fundmi moderatori Ardit Gjebrea ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram, një foto të dy këngëtarëve së bashku krahas së cilës shkruan: “Gati për Shihemi në Gjyq??? Apo mos është efekti i dashurisë magjike”, shoqëruar me emoji të qeshurash.

Fotoja e Ronelës dhe Albanit duket se është shkrepur në një studio, ndërsa nuk është e qartë nëse dyshja do të sjellin ndonjë bashkëpunim ose projekt në “Kënga Magjike.”

Gjithashtu nuk ka munguar as komenti i Eni Çobanit, e cila shkruan se do të ishte “një seancë nga ato që nuk harrohen.”