Rama reagon për dekretet e Nishanit: Presidenti rreshtoi pseudo-argumentat e PD-së
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama komentoi sot dekretet e Kreut të Shtetit Bujar Nishani për kthimin e 3 ligjeve për rishqyrtim në Kuvend. Përmes një postimi në rrjetin Twitter, kreu i qeverisë shprehet se Presidenti ktheu mbrapsht Ligjin për Policinë duke rreshtuar pseudo argumentat e PD-së për një ligj të punuar me partneret ndërkombetarë.

Presidenti kthen mbrapsht Ligjin për Policinë dhe rreshton pseudo argumentat e PD për një ligj të punuar me partneret ndërkombetarë # Keqardhje”, shkruan Rama.

Reagimi erdhi pas publikimit në faqen zyrtare të Presidencës i dekreteve për kthimin e ligjeve në Kuvend për Policinë e Shtetit, KLD dhe Gjykatën Administrative. /albeu.com
Shtuar më 15/08/2014, ora 14:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori