Rama-Gjiknuri, show bajat me rrugën Tiranë-Elbasan
Pëlqej
Premtimet për rrugën Tiranë – Elbasan, e cila filloi të ndërtohej 5 vite më parë por akoma nuk ka përfunduar, duket se janë bërë më të shpeshta.

Gjatë bashkëbisedimit në Elbasan, një prej qytetarëve pikërisht këtë shqetësim dhe pas fjalës së tij Rama ka paralajmëruar ministrin përgjegjës(Damian Gjiknurin), që ‘ta mbarojë (projektin), ose të mbarojë’.

“Tani këtë çështje duhet ta marrë përsipër kush e ka përsipër, ministri i Infrastrukturës. Sot është marrë vendimi që mbaron deri në fund të vitit, ai e ka në dorë vetë…o ta mbarojë, o të mbarojë”, tha Rama.

Nga ana e tij, Gjiknuri tha se për përfundimin e rrugës do të duhen edhe disa para më shumë sesa ishte planifikuar “menjëherë me lëvrimin e fondeve rruga do të mbarojë, ka mbetur vetëm një segment dhe kjo është e sigurt. /albeu.com/
Shtuar më 13/03/2018, ora 19:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori