Rama: Qeveria reagoi për skandalin e Sarandës
Pëlqej
Skandali në zyrat e punës në qytetin e Sarandës, ku sekretari i deputetit të Partisë Socialiste, Koço Kokëdhimës, Argon Cana, i kërkoi favore seksuale një gruaje dhe vazjës së saj të mitur, në këmbim të një vendi pune është cilësuar si akt i turpshëm nga ana e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë një konferencë për shtyp, kreu i qeverisë u shpreh se
ky është një rast individual, dhe se nuk duhet të gjykohet qeveria në lidhje me këtë skandal.

“Nuk ka turp më të madh sesa turpi që pamë, por nuk ka po ashtu dhe turp më të madh për gjithë ata që shohin sesa ta ripërtypin atë turp ta përtypin se i bëjnë opozitë qeverisë, apo duke u përpjekur që rastin ta përgjithësojnë. Është një përgjegjësi konkrete dhe njësoj si në rastin e parë që folëm, qeveria nuk gjykohet se nga çfarë ndodh individualisht me një person në territor apo qeveri, që në përgjegjësi individuale shkel normat ligjore apo ato etike të bashkëjetesës. Qeveria gjykohet se si reagon ndaj rastit. Reagim i ynë ishte i qartë dhe i prerë si asnjë herë më parë. S’u të hy në këtë temë, pasi është e neveritshme.”-tha Rama. /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2014, ora 13:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori