Rama: Qeveria është sjellë si prind i dashur dhe i përgjegjshëm
Teksa ka vizituar qytetin bregdetar të Vlorës, Rama ka vijuar forumin “Të pastrojmë më tej Shqipërinë”. Sipas tij: “Shqipëria ka hyrë në një fazë të re reformash rrënjësore”, që “kanë nisur të japin rezultatet e para”.

Rama tha se “qeveria është sjellë si prind i dashur dhe i përgjegjshëm, që nuk i thotë mjekut nuk i jap ilaçe fëmijës se janë të hidhura, ose nuk do i bëj operacion".

Më tej, në fjalën e tij ai shtoi se qeveria ka marrë angazhimin për të përgjysmuar taksën për biznesin e vogël, duke bërë që ajo që i shkonte buxhetit të shtetit, tashmë t’i shkojë buxhetit familjar.

“Biznesi i vogël ishte tatuar dyfish nga qeveria e mëparshme. Sot, nuk e kanë më taksën e biznesit të vogël. Kjo është diçka konkrete. Atë që deri më sot ia jepnin buxhetit të shtetit, sot ia kalojnë buxhetit të familjes”, tha Rama. /albeu.com/
Shtuar më 17/11/2015, ora 17:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori