E FUNDIT/ Milani shpëton në fund mes dramës (VIDEO)
Rama: Qeveria Berisha-Meta lindi nga politika e vjeter
Albeu.com
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka reaguar pas bashkimit të partisë Lëvizja Socialiste për Integrim me koalicionin "Aleanca e Ndryshimit", për të qeverisur vendin në 4 vitet e ardhshme.Rama e ka konsideruar qeverinë Berisha - Meta, një qeveri që lindi nga politika e vjetër. "Qeveria e sotme lindi nga grahma e fundit e politikës së vjetër në Shqipëri", tha ai. Sipas tij, ndërkohë që përpjekja për numërimin e çdo vote të majtë vazhdon, Ilir Meta nxitoi të bëhet paterica e kryeministrit të rrëzuar. Sipas kreut të PS-së marrëveshja Berisha-Meta nuk është bërë sot, por shumë kohë më parë. Ai akuzoi Metën se trafikoi 83 mijë vota opozitare. Rama theksoi se deklarata e tij nuk ishte fjala e fundit për procesin zgjedhor. "Nuk është çështja për një apo dy mandate, por zbardhja e së vërtetës së 28 qershorit, që ne kemi të drejtën të mendojmë se është e deformuar", tha kryesocialisti Rama. Sipas tij, deformimi qëndron tek rezultati i shpallur. "PS-ja nuk bëhet më kurrë shesh për asnjë përshesh, kush e mendon këtë si pjesë e një projekti që sot doli në skenë para shqiptarëve, në funksion të një marrëveshje që është bërë kohë më parë dhe që na ka dhënë të drejtën të themi se vota për Metën është për Berishën, do zhgënjehet", vazhdoi Rama. Kryetari i PS-së tha se është i vendosur të udhëheqë selinë rozë deri kur procesit zgjedhor t'i vihet pikë. Sipas Ramës, kreu i LSI-së Meta bëri pazarin më të turpshëm me Berishën. Në fund të fjalës së tij, Rama tha se ai sot nuk është dobësuar, por është bërë më i fortë.
Shtuar më 05/07/2009, ora 02:13
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori