Rama "pushon" nga puna shqiptarët, sjell agjentë të huaj që të luftojnë bandat
Një operacion me mbështetje të fortë ndërkombëtare dhe me agjentë në terren do të nisë së shpejti në Shqipëri kundër krimit të organizuar dhe parave të akumuluara nga rrjetet kriminale.

Kryeministri Rama tha në seancën e djeshme parlamentare edhe kohën e nisjes së aksionit.

“Brenda muajit nëntor do të vijnë këtu agjentë të specializuar që do të punojnë ngushtësisht me Policinë e Shtetit, me Ministrinë e Brendshme, me Shërbimin Informativ dhe me të gjitha agjencitë e tjera për këtë punë”, deklaroi Rama.

Operacioni, sipas kryeministrit Rama është konsultuar nga ambasadori amerikan edhe me kryetarin e opozitës, për të marrë mbështetjen e saj.

Ambasadori amerikan takon kryetarin e opozitës, i kërkon mbështetje për këtë operacion, kryetari i opozitës vjen këtu dhe siç e ka zakon, me fjalët e të huajve bën atë që e ka mësuar të bëjë lideri legjendar (Sali Berisha), që i përdor takimet me të huajt siç i do qejfi dhe bën atë paralajmërimin e famshëm: prit prit se javën tjetër do ta dëgjoni”, tha Rama.

Ndërkaq edhe Ambasadori Donald Lu pak ditë më parë foli shumë ashpër për mosvperim ndaj krimit të organizuar. “20 familje kriminale, katër klane kriminale! E thotë Departamenti i Shtetit.

Shtuar më 14/10/2017, ora 08:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori