Edi Rama paguan 21 persona për menaxhimin e Facebook-ut
Rama: Punësimi i sigurtë me shkollën profesionale
Pëlqej
Gjatë inagurimit të një shkolle profesionale austriake, kryeministri Rama u shpreh se arsimi profesional do të mbushë boshllëkun arsimor.

Duke qëndruar në të njëjtën linjë, Rama tha se është shënuar papunësi kronike për të rinjtë me diplomë dhe se arsimi profesional është një rrugë e sigurtë për punësimin.

“Jemi dëshmitarë që disa shkolla profesionale të hapura kanë dështuar, sepse janë ndërtuar me model të vjetër dhe të gabuar.

Shkollat profesionale që s’kanë lidhje me tregun dhe biznesin dhe ku jepet mësim për tu bërë elektriçist dhe poçi tregohet në dërrasë. Tashmë ka rritje të kërkesës për arsimin profesional.

Programet e shkollave profesionale po ndryshojnë në mënyrë përmbajtësore, ku 30% e mësimit do të bëhet jashtë ambienteve të shkollës, por në mjediset e biznesit. Nuk është shumë pasi duhet 50%, por kjo do të arrihet gradualisht”, deklaroi Rama.

Duke bërë një pasqyrim të të dhënave, Rama tha se ata që ndjekin arsimin profesional në 62% të rasteve janë punësuar dhe në nivelin e përgjithshëm të papunësisë, vetëm 15% e atyre që kanë diplomë profesionale janë të papunë. /albeu.com/

Shtuar më 17/09/2014, ora 09:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori