Rama publikon videon: Nuk janë 15 kushte për hapjen e negociatave! (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në Facebook një video, ku flet Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera.

Kreu i qeverisë thekson se Shqipëria nuk ka 15 kushte për hapjen e negociatave.

"Të 15 kushtet janë shumë të rëndësishme për përparimin e Shqipërisë, por unë mendoj se ne duhet t’i diferencojmë ato. Nuk janë 15 kushte për të hapur raundin e parë të bisedimeve.

Ka kushte që janë shumë të rëndësishme përpara hapjes së bisedimeve dhe kushte të tjera që duhet të plotësohen në përparimin e Shqipërisë drejt Evropës.

Të gjitha këto kushte do të reflektohen në procesin e bisedimeve në konferencën ndërqeveritare dhe që do të diskutohen me anëtarët e BE-së në Këshill", thotë Genoveva Ruiz Calavera.

Postimi i plotë:

Për të gjithë ata që e këndojnë apo e përsërisin pasi e dëgjojnë, këngën e 15 kushteve për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian 🇦🇱🇪🇺

NUK KA 15 KUSHTE dhe KUSH E PËRSËRIT ATË KËNGË KA THJESHT QËLLIMIN POLITIK TË LUFTËS QORRE ME QEVERIN˅

Zonja Calavera flet në emër të Komisionit Europian👇

Shtuar më 23/06/2020, ora 18:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori