Rama ka publikuar dy grafikë me informacion mbi situatën me vetëkarantinimin.
Përmes një postimi në Facebook,
Rama shprehet se për ditën e sotme janë evidentuar vetëm 22 shkelje në të gjithë vendin.
Ndërsa sipas grafikëve, numri më i madh i shkeljeve është kryer më datë 13 mars,
ndërsa shkeljet më të shumta janë evidentuar në Tiranë.
Postimi i plotë:
NË DY GRAFIKË INFORMACION MBI SITUATËN ME VETËKARANTINIMIN
🔴 SOT VETËM 22 SHKELJE NË GJITHË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRI! FANTASTIKE! SHUMË MIRËNJOHJE TË GJITHË MOTRAVE E VËLLEZËRVE TË ARDHUR NGA ITALIA DHE TË GJITHË ATYRE QË JANË KËSHILLUAR ME VETËKARANTIM🙏
🔴 SHKELJET TOTALE NGA FILLIMI I KONTROLLEVE INTENSIVE DHE MATJEVE NË REGJISTRIN DIGJITAL JANË PËRSËRI SHUMË PAK! MIRËNJOHJE DHE SA MË SHUMË DURIM TË GJITHËVE🙏
Shtuar më 16/03/2020,
ora 23:45