Rama: PS e gatshme per bashkepunim
Albeu.com
Partia Socialiste është e gatshme të negociojë çdo qajse që ka lidhje me fletët e votimit por në mënyrë absolute nuk lejon diegien e tyre. Kjo është bërë e ditur nga kreu i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me gazetarët.
Duke iu referuar rezolutës së miratuar nga Parlamenti Europian, kreu i selisë rozë tha se ajo lëshon kambanën për zgjidhjen e krizës politike në vend. Në këtë pikë, z.Rama u shpreh i gatshëm të marrë pjesë në komisionin hetimor për materialet zgjedhore por me shumicë dhe nën drejtimin e PS.

Sipas Ramës, opozita nuk tërhiqet nga beteja për hetimin e plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit dhe nëse këmbana e alarmit dhënë nga Parlamenti Evropian nuk do të dëgjohet atëherë protesta do të ketë një fazë dhe përshkallëzim të ri.

Edi Rama rikonfirmoi përsëri faktin se në zgjedhjet e ardhshme lokale do të jetë përballë kryeministrit Berisha.
"Ne nuk e kemi thënë këtë dhe sot përsëris se ne do të jemi përballë të vendosur deri në fund që në Shqipëri të fitojë demokracia dhe liria e votës" theksoi Rama.
Shtuar më 09/07/2010, ora 14:32
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori