Rama provokon Vuçiçin: Të ketë kujdes se pastaj…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, I ftuar në “Zona e Debatit” në “Klan Kosova”, deklaroi se kryeministri serb Aleksandër Vuçiç duhet të mos vizitojë ekstremistët në Serbi dhe të mos shqetësohet se cilin viziton ai në Kosovë.

“Vuçiç të ketë kujdes të mos vizitojë ekstremistët, se pastaj u kujtohet njerëzve se ka qenë me ata. Ndërkohë unë vizitoj miqtë e mi. Ai i quan ekstremistë, ne i quajmë çlirimtarë”, ka thënë Rama, duke folur për komentimin që Vuçiç i bëri vizitës së tij në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Rama u shpreh se, urdhër arrestet e Serbisë për “çlirimtarët e Kosovës” e vënë në dyshim synimin evropian të Beogradit zyrtar, duke theksuar se do të kërkojnë pandalur që ato të hiqen një herë e përgjithmonë.

“Çfarë lidhje ka Beogradi me Evropën nëse harron që Ramush Haradinaj është i pa fajësuar nga një gjykatë ku është fajësuar ai që rrënoi Ballkanin dhe ish-Jugosllavinë. Shpresoj që javën e ardhshme Ramushi do të kthehet në Kosovë. Ndërkohë që ne do të kërkojë pareshtur që të gjitha shtetet e Evropës të fshijnë ato urdhër arreste të Serbisë”, tha Rama./Albeu.com/


Shtuar më 02/02/2017, ora 23:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori