Rama propozoi president kombëtar, Princ Leka: Duhet Mbretëri!
Pëlqej
Kreu i qeverisë shqiptare deklaroi dje nga Prishtina se një president i përbashkët Kosovë-Shqipëri do të ishte simboli më i mirë i një uniteti të të dyja vendeve.

Pas deklaratës së tij ka pasur shumë reagime në Kosovë dhe Shqipëri, mes tyre edhe Princ Leka. Ai thotë se realizimi arrihet me Kurorën Mbretërore në dy shtete si simbol i këtij uniteti.

Princi Leka ka shkruar në rrjetin social se bashkimi mes Shqipërisë e Kosovës duhet kryer përmes mbretërisë, një gjest që do të bashkonte dy shtetet e të njëjtit komb.

"Bashkimi Kombëtar ka qënë, është dhe do të jetë ëndra dhe përpjekja e Familjes Mbretërore brez pas brezi, madje edhe kur nuk guxonte askush tjetër ta artikulonte! Realizimi arrihet me Kurorën Mbretërore në dy shtete si simbol i këtij uniteti. Kjo do të ishte logjika e stabilitetit real, traditës dhe prosperitetit të vërtetë, sic e sygjerojnë shembujt e padiskutueshëm të suksesit në vendet më të zhvilluara perëndimore",shkruan Princi Leka. /albeu.com/




Shtuar më 19/02/2018, ora 09:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori