Ka bërë shumë bujë, propozimi i Bodes nga ARama për anëtar të
Bankës së Shqipërisë.
Berisha e ka cilësuar këtë vendim si individual.
“Ka bërë zgjidhjen e tij; është larguar nga politika. Kështu e konceptoj unë vendimin e tij për të kaluar te bordi i
bankës, sepse është një institucion i pavarur”
Pyetur nëse Bode do të votohet nga Partia Demokratike,
Berisha u shpreh se selia blu e ka bojkotuar procesin.
“PD nuk ka marrë pjesë në këtë proces. Këto janë kandidatura të qeverisë. Unë nuk kam biseduar me të [Boden], pasi siç tha Rama, ai ka pranuar ftesën me një SMS”, sqaroi
Berisha.
Shtuar më 27/11/2018,
ora 23:24