Rama: Programi ynë, pronë e çdo shqiptari
Pas mbledhjes së grupit të Partisë Socialiste, kreu i kësaj force politike në një takim me gazetarët është shprehur se programi i hartuar nga kjo parti ishte një sukses.
Në fjalën e tij ai është shprehur se ky program do t’u shpërndahet të gjitha onganizatave dhe strukturave të tjera të partisë në bazë. Ku sipas tij, mbledhjet në këto organizata do të bëhen të hapura, ku çdo qytetar nga qyteti apo fshati do të merrte pjesë në diskutim.

Ky program do të jetë pronësi të qytetarëve shqiptarë ku do të merren mendime të çdo qytetari shqiptar. Ai bën ftesë që çdo person që është larguar nga Partia Socialiste të bëjne vërejtjet e tyre në lidhje më këtë program.
“Ky program është dera jonë e hapur, kush dëshiron të diskutojë me ne është i hapur, dhe për këtë do të shkojmë ne tek njerëzit dhe jo ata tek ne “- është shprehur Rama.

Para gazetarëve kreu i partisë rozë është shprehur se duhet të ishin të qartë në propozimet e tyre konkretë.

“Duhet tu bëjmë të ditur qytetarëve se kush është qeveria që qeveris sot shqiptarët dhe kush do të jetë qeveria jonë e ardhshme” vijoi më tej ai. Ndërkohë që nuk la pa falenderuar edhe njëhërë të gjithë personat që anë mërrë pjesënë hartimin e programit./albeu.com/
Shtuar më 07/11/2011, ora 12:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori