Arrestohet egjiptiani në Shkodër, tentoi të kalonte kufirin me pasaportë spanjolle të falsifikuar

Policia ka vënë në pranga një shtetas egjiptian në pikëkën kufitare të Murriqanit, pasi ka tentuar të të udhëtojë në drejtim të Belgjikës, me kartë identiteti spanjolle të falsifikuar.

“Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ë. M., 39 vjeç, nga Egjipti. Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan në dalje të Republikës së Shqipërisë pasi ka tentuar të udhëtojë në drejtim të Belgjikës, me kartë identiteti spanjolle të falsifikuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu  u arrestua për veprën penale “Vjedhja” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, i shtetasit B. K., 35 vjeç, banues në lagjen “Naim Gjylbegu”, Shkodër. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi më datë 13.12.2021, ka ka goditur dhe i ka marrë me dhunë portofolin dhe celularin shtetasit K. N.

Policia njofton se nga Seksioni për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër u bë ndalimi i shtetasit K. Sh., 21 vjeç banues në Shkodër. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me dy vite burg për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 18.12.2021 15:54