Rama: Prindërit do lajmërohen për notat dhe mungesat, fund gënjeshtrave
Pëlqej
S'ka më gënjeshtra për notat dhe mungesat. Ky ka qënë mesazhi i qartë i përcjellë nga kryeministri Rama, ndërsa në ditën e parë të shkollës ka zgjedhur një shkollë të mesme, për të përcjellë urimet.

"Me nisjen e vitit të ri shkollor, nxënësit nuk do të kenë mundësi falë teknologjisë që do të implementohet, që të gënjejnë prindërit për mungesat e tyre në orët e mësimit, apo për notat e marra".

Kështu u shpreh kryeministri Rama, i cili uroi nga shkolla e mesme “Ismail Qemali” të gjithë nxënësit. Gjatë fjalës së tij, ai nënvizoi se kjo shkollë do të jetë një nga shkollat pilot sa i përket implementimit të teknologjisë.

Më tej ai shtoi se nxënësit, nuk do të mund të gënjejnë më prindërit e tyre për mungesat në orët e mësimit. Po ashtu, Rama tha se edhe notat do të jenë transparente, ku ato t’i shkojnë prindërve me mesazh në celular, duke mos lejuar më që fëmijët e tyre t’i gënjejnë.

“Kemi projektin e kalimit teknologjik, nga librat tek teknologjia. Ka të mirat e veta por edhe taksiratet. Prindërve kështu nuk mund tu thoni më isha në shkollë kur në fakt munguat, apo kur merrni një notë dhe ajo ju shkon prindërve në telefon. E di, janë taksirate por s'keni ç'të bëni”, u shpreh Rama. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2014, ora 09:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori