Rama prezanton programin për "Rilindje" në Korçë
Kryetari i partisë Socialiste Edi Rama bëri të ditur sot se, Korça do të jetë stacioni i radhës ku PS-ja do të ndalojë për të prezantuar programin elektoral për “Rilindje”.

Pas prezantimit këtë javë të platformës në qarkun e Shkodrës dhe të Dibrës, ku, siç u shpreh ai, pati një interes të jashtëzakonshëm nga ana e komunitetit, lideri socialist njoftoi mbajtjen e konferencës rajonale për programin sot pasdite në ora 16:00 në qytetin e Korçës.

Rama njoftoi mbajtjen e eventit të radhës të partisë Socialiste, nëpërmjet faqes së tij në rrjetin social Twitter. /albeu.com/
Shtuar më 23/03/2013, ora 11:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori