Barcelona piketon tre lojtarë të Chelsea

Sipas “Sport”,  Barcelona ka piketuar tre lojtarë të Chelsea.

Hudson-Odoi, Hakim Ziyech dhe Christian Pulisiç janë tre lojtarët e pëlqyer nga trajneri Xavi. Barcelona do të provojë të plotësojë dëshirën e Xavit për të afruar këta tre lojtarë që në merkaton e janarit.

Për arsye të situatës jo shumë të mirë tek Barcelona, klubi do të provojë të afrojë të tre lojtarët e klubit anglez me formulën huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit./h.ll/albeu.com


Shtuar 13.11.2021 21:00