Rama pret kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në Vilën Qeveritare në Durrës
Kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë nisur të mbërrijnë në ambientet e Vilës qeveritareDurrës.

Ditën e sotme kryeministrat e Ballkanit Perëndimor kanë nisur të mbërrijnë në ambientet e Vilës qeveritareDurrës. Kryeministri Edi Rama ka pritur delegacionin por si gjithmonë I veshur me kostum e atlete.

Mësohet se në këtë tryezë do të marrin pjesë homologu ende në detyrë, Isa Mustafa i Kosovës, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, ai i Malit të Zi Dushko Markoviç, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës Denis Zvizdiç, si dhe komisioneri Johannes Hahn si dhe Cyril Muller, Zëvendës Presidenti i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore. /albeu.com/

Shtuar më 26/08/2017, ora 10:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori