Rama pret Kabashin, firmosin memorandum
Kryeprokuroja Ina Rama, ka pritur në një takim homologun e saj nga Kosova, Ismet Kabashi, me të cilin ka nënshkruar edhe një momerandum bashkëpunimi.

Gjatë takimit, dy kryeprokurorët përshkruan proceset e zhvillimit në sistemin e drejtësisë të të dy vendeve, reformat që janë ndërmarrë si dhe objektivat për ta bërë sa më efikas e të pavarur institucionin e Prokurorisë.

Kryeprokurorja, Rama, dha një pasqyrë të efekteve pozitive që ka sjellë vënia në funksion të ligjit Antimafia në luftën kundër krimitorganizuar, duke theksuar se ky ligj është i avancuar dhe tipik i vendeve me demokraci të avancuar. Zbatimi me efikasitet i tij kërkon gjithashtu që të gjitha institucionet të jenë në një linjë, duke përfshirë këtu Prokurorinë, Policinë dhe Gjykatat.

Më tej, znj Ina Rama, përshkroi punën për reformimin e sistemit duke e vënë theksin edhe tek bashkëpunimi midis institucioneve. Nga ana e tij, prokurori i Përgjithshëm i Kosovës, Kabashi, dha një pasqyrë të punës së institucionit të tij, i cili është ende fazën e konsolidimit dhe të kryerjes së reformave, i dhe për bashkëpunimin e frytshëm me organet përkatëse të EULEX.

Gjatë takimit, dy kryeprokurorët ndanë shqetësimin për fenomenet e krimitorganizuar, trafikut të drogës, trafikut të qenieve njerëzore, emigracionit të paligjshëm, tregëtisë së paligjshme të armëve, korrupsionit, pastrimit të parave, terrorizmit ndërkombëtar dhe veprave të tjera penale, fenomene këto lufta ndaj të cilave përbën detyrë themelore të të dy palëve.

Ata shprehën angazhimin për bashkëpunim më të ngushtë pasi se me anë të shkëmbimit reciprok të të dhënave, gjetjes së provave dhe fakteve në juridiksionet përkatëse, mund të përcaktohet më lehtë përgjegjësia penale e autorëve të krimitorganizuar ndër-rajonal, dhe përballja e tyre me drejtësinë.
Shtuar më 13/10/2010, ora 09:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori