Super Milan, shkatërron Leccen (VIDEO)

Milani ka mposhtur Leccen 1-4.

Golin e parë erdhi nga Samu Castillejo në minutën e 26-të nga një asistim i Hakan Calhanouglut.

Por, Lecce nuk u demoralizua nga ky gol, duke arritur t’i barazonin shifrat dhjetë minuta më vonë me anë të Meccariellos, mirëpo që VAR e anuloi atë për pozitë jashtë loje.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0-1, teksa në të dytën u shënuan edhe katër gola të tjerë.

Lecce fitoi një penallti në minutën e 54-të, teksa në gol e konvertoi Marco Mancosu.

Por, vendasit nuk festuan shumë, shkaku që Giacomo Bonaventura e riktheu epërsinë e Milanit pas vetëm një minute.

Dy minuta më vonë, Ante Rebic trefishoi rezultatin për Milanin.

Për ta vulosur fitoren e thellë të skuadrës Piolit realizoi dhe Rafael Leao në minutën e 72-të.

Milani mban vendin e 7 me 39 pikë, ndërsa Lecce në të 18 me 25 pikë.


Shtuar 22.06.2020 19:38