Rama presion kryebashkiakëve, u vë kusht për rikandidimin e tyre
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së ka folur me tone të ashpra dhe ka zbuluar kushtin kryesor për kandidaturatzgjedhjet e ardhshme vendore.

“Kush do bëjë politikë personale për politikën e ujit, nuk do të jetë kandidat i PS në zgjedhjet e ardhshme dhe një kriter themelor për kandidaturat do të jetë suksesi në reformën e ujit i kryetarëve të bashkive”- tha Rama.

Gjithashtu Rama foli edhe për prishjen e koalicionit me LSI ku deklaroi se "Reforma në Drejtësi" ndau sipas tij rrugët e PS dhe LSI. /albeu.com/

Shtuar më 06/01/2018, ora 11:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori