Rama premton nga Mamurrasi: Brenda mesit të 2020, shumica do jetë në shtëpitë e reja
Që kur ra tërmeti i 26 nëntorit, Rama ka nisur të takojë kudo qytetarë dhe të prekur nga kjo fatkeqësi.

Ditën e sotme, Kryeministri ndodhet në Mamurras ku po viziton disa nga familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, që aktualisht strehohen në çadra.

Rama në këtë vizitë shoqërohet nga minstri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe ish-ministrja Lindita Nikolla.

Kryeministri Rama iu premtoi rindërtim të shpejtë të shtëpive banorëve në çadra:

Besoj se brenda mesit të vitit të ardhshëm do ta sistemojmë shumicën në shtëpitë e reja. E di që ndoshta nuk më besoni, por do bëhen.
Shtuar më 11/12/2019, ora 11:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori