Rama premton: Asnjë punonjës i aftë nuk do të hiqet nga puna
Kryeministri Edi Rama garanton se asnjë njeri i aftë nuk do të hiqet nga puna. Në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu në “Opinion” , Rama u shpreh se mësues dhe mësuese që i shërbejnë me devocion fëmijëve do të jenë aty të paprekur.


"Asnjë njeri i aftë që është në vendin e punës për shkak të aftësisë së vet, edhe sikur të ketë tundur flamurin e PD-së te oborri i godinës nuk do të cenohet në vendin e punës. Ne do të nisemi vetëm nga aftësia. Mësues dhe mësuese që i shërbejnë me devocion fëmijëve do të jenë aty të paprekur" është shprehur Rama. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2013, ora 10:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori